BallinaSportTjetër medalje ari vjen në Shqipëri, Kreshnik Leka shpallet kampion Europe në...

Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri, Kreshnik Leka shpallet kampion Europe në Peshëngritje

Një tjetër medalje ari ka ardhur në Shqipëri

Bëhet me dije se kjo medalje ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.

Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.

Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeçNjoftimi:

E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe ??‍??

Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.

Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.

Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.

Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular