BallinaKryesoreBashkia Civita në Itali vlerëson Domenico Imbrogno si "Artist i Merituar i...

Bashkia Civita në Itali vlerëson Domenico Imbrogno si “Artist i Merituar i Arbërisë”. Mimmo përfaqësohen denjësisht gjurmët shqiptare në Kalabri

Domenico Imbrogno, i njohur më mirë si Mimmo Imbrogno në mjedisin  shqiptaro-arbëreshë mori nje vleresim sot te merituar.  Në Civita “ITALIA” sot me 26/08-2022 ka ndodhur nje ngjarje kulturore e rendesishme. Bashkia Civita ne Itali ka vleresuar si “Artist i Merituar i Arberise”. Lajmin e ndan me ndjekesit vet Mimmo Imbrogno i cili shkruan ne rrjetin social FB: “Desha te falenderoj te gjithe organizaten dhe bashkine Civita qe me nderuan kete nder si “Artist i Merituar i Arberise”
Unë i kushtoj këtë “Çmimin Ndërkombëtar MOREA FolkStudioFestival”
Familjes sime, Shoqatës tonë Kulturore Folklorike “VËLLEZËRIT ARBËRESHË” dhe mbi të gjitha vajzës sime Maria Cristina Imbrogno e cila me zërin e saj të mrekullueshëm nderon të gjithë grupin për sukseset e mëdha NDËRKOMBËTARE.
Me këtë rast kemi bashkëpunuar me 2 grupe muzikore nga Civita: “VËLLEZËRIT ARBËRESHË”, me një pjesë të grupit;  Maria Cristina Imbrogno, Emiliana Oriolo, Camillo Mafia, Mimmo Imbrogno.
Grupi “DITË E RE”. Tiziana Gilardi Enzo Filardi. Faleminderit gjithashtu për zonjushën Rosanna La Cattiva për videot dhe fotot!”.
Duke qene i njohur me konrtibutin eDomenico Imbrogno, i njohur më mirë si Mimmo Imbrogno në mjedisin  shqiptaro-arbëreshë portali startnews.al i pati kushtuar nje shkrim special artistit shqiptar nga kalabria si dhe shoqates kulturore dhe folklorike “Vëllezërit Arbëreshë”.
Shkrimi i startnews.al me 20 gusht 2022
Shqiptarët kanë mundur ti ruajnë mësë miri traditat ndër vite kudo që kanë shkelur, por këtë e kanë bërë mësë miri kalabrezët. Arbëreshët (albanesi d’Italia ose italo-albanesi në italisht), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë. Ndër shekuj ata kanë shkelqyer duke ruajtur jo vetëm traditat, por dhe gjuhën si dhe përcjell tek vendasit dhe muzikën dhe folkun shqiptar. Një emër I cili ka mundur mësë miri të jetë mjaft aktiv, të prodhojë jo vetën personalisht por jetë energjik dhe pasionant në përcjelljen e traditive shqiptare është Mimmo Imbrogno. Gjurmët shqiptare në Kalabri përfaqësohen denjësisht nga Domenico Imbrogno dhe shoqata “Vëllezërit Arbëreshë. Jo vetëm në komunën ku jeton por dhe në shtete të tjera dhe trojet shqiptare Mimmo Imbrogno dhe shoqata e tij kanë mundur të përcjellin më të mirë e paraardhësve tanë që prej shekujsh jetojnë në Itali. Kur është çështja për Shqipërinë dhe shqipatrë Mimmo Imbrogno është shumë i vëmendshëm, të dëgjon dhe është gati për çdo nisëm. Ndonëse shtetas Italian, ai ndihet si shqiptar, ka shoqëri dhe miqësi me shumë prej tyre të cilën e ruan kudo në trojet tona si dhe diasporë më të cilët organizon mjaft aktivitete kulturore dhe artistike.
Kush është Domenico Imbrogno?
Domenico Imbrogno, i njohur më mirë si Mimmo Imbrogno në mjedisin  shqiptaro-arbëreshë, u lind në Zvicër më 23.10.1969, banues në komunën e Civita.
Që në moshë të vogël u pasionua pas muzikës arbëreshe. Filloi të këndonte e të luante në grupet folklorike të shkollës dhe të vendit, me Bilat e Shqiponjës, Ditë e Re, Arbëria, duke bashkëpunuar si këngëtar dhe instrumentist. Ka marrë pjesë në shumë grupe të tjera nga vende të ndryshme arbëreshe Lungro, San Marzano, Firmo, Acqua formosa, Frascineto, Civita, Piana degli Albanesi dhe gjithashtu së bashku me grupet kalabreze që përfaqësojnë komunën Civita në Romë për fshatrat më të bukur të Italisë. Ka organizuar së bashku me rajonin e Kalabrisë dhe bashkinë Civita, dy takime kulturore dhe turistike me agjenci udhëtimesh nga Japonia dhe Kina të zhvilluara në Civita. Gjithmonë Mimmo Imbrogno ka qenë aktiv në organizimet dhe aktivitetet e ndryshme që kryhen në vendin e banimit. Për shumë vite ai iu përkushtua vullnetarizmit në C.R.I (kryqi e kuq Italia). Ka marr  pjesë si muzikant dhe këngëtar në filmin Arbëria. Sot Domenico Imbrogno është kryetar i shoqatës Kulturore Folklorike “Vëllezërit Arbëreshë” (si këngëtar dhe multi instrumentist) të cilën e krijoi me vajzën e tij Maria Cristina Imbrogno, shoqatë aktive në koncerte në shumë vende të Evropës ku kanë qenë dsia herë në Kroaci, Itali, Kosovë, Shqipëria, Zvicra, Franca dhe Greqia. Domenico Imbrogno ka bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarë. Në bashkëpunim me artistë të tjerë të famshëm, dhe vajza e tij Maria Cristina Imbrogno regjistron një CD me këngë liturgjike në Gjenevë (Zvicër). Biografia e tij e futur në një libër të shkruar shkruar në një libër të bukur të quajtur “Zjarri Arbëror i Pashuar” shkruar në Neë Jersey nga Prof Bexhet Asani. Në bashkëpunim me vajzën e tij krijon grupin Folk Arbëreshë “DASHURIA” me të rinjtë e Civitës ku ka marred he çmimin e parë në daljen e parë të grupit. Domenico Imbrogno eshte kryetar i “AKADEMIA ALTERNATIVA PEGASIANE E ARBRESHEVET TE ITALIS”, anëtar Këshilli i Përgjithshëm i “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”. Për kontributin e dhënë për ai ka marrë çertifikatë mirënjohje nga ambasada shqiptare në Bernë-Zvicër, çertifikate e njohjes nga Ass “ILIRIA ILIRIA” -France, Ass. “JERINA”- Freiburg-Svirrera, Ass “FARI” Selanik-Greqi- nga Ass. “SHQIPONJA” Lecco- Itali-( ku mori pjesë dy herë si  ftuar nderi) Gjithashtu nga Shoqata kulturore Shqiptare “SHQIPONJA” ne Reggio Emilia Italy etj. Po ashtu Domenico Imbrogno ka qene pjese e dy koncerteve të mbajtura në akademinë Zagreb-Kroaci.
Në datën 19.07.2020 u nderua me postin “AMBASADOR I PAQES” nga GSFEN, RRJETI GLOBAL SOCIO-EKONOMIK DHE EVOLUCION FINANCIAR. Në mungesë të aktiviteteve për shkak të dy viteve pandemi Mimmo Imbrogno kompozoi 3 këngë në bashkëpunim me artistë shqiptarë që shkruan tekstin, e para prej të cilave u prezantua në koncertin e fundit të mbajtur në sallën prestigjioze të koncerteve të Universitetit Aristotel në Selanik, Greqi. Domenico Imbrogno ka qenë nën vëmendjen e mediave shqiptare për aktivitetin e tij ku është intervistuar nga televizionet në Shqipëri dhe Kosovë si: RTSH-Tiranë, ALPO TV-Argirokastro, ALBSE-Suedi, portal startneës.al, Tiranë, LECANTON27-Zvicër për të biseduar dhe bërë edhe më të njohur traditat arbëreshe.
Aktiviteti i shoqatës kulturore “Vëllezërit Arbëreshë”
Shoqata kulturore dhe folklorike “Vëllezërit Arbëreshë” lindi me synimin për të promovuar, nëpërmjet muziksn dhe këngës, traditat dhe gjuhën në CIVITA, trojet tona dhe diasporën shqiptare të traditive tona dhe për të treguar ose qenë dëshmi se pas më shumë se 500 vitesh arbëreshët janë ende të lidhur me origjinën e tyre dhe se të bashkuar mund të kapërcejmë çdo pengesë që bota vendos para shqiptarësh. E themeluar në vitin 2015, shoqata Kulturore Folklorike “Vëllezërit Arbëreshë” hedh hapat e parë në të njëjtën vit me një koncert të mirënjohur në Zagreb (Kroaci), suksesi i të cilit bëri që ta përsëris dhe vitin e ardhshëm. Organizimi i aktiviteteve kulturore u pasua, në vitet në vijim, me koncerte në Sirnak- (Zvicër) -Sant Julien en en Genevois- (Francë) – Fribourg – Gjenevë (Zvicër), Tiranë (Shqipëri), ne teatri e Universitetin në Salonik (Greqi). Gjatë të njëjtave vite ai iu përkushtua disave demonstrata nëpër Itali, duke përfshirë në Romë – Terme Diocleziane. Grupi muzikor përbëhet nga profesionistë dhe gjysmë profesionistë në fushën e muzikës: Mimmo Imbrogno (President) – vokal dhe kitarë, Camillo Maffia (Zëvendës President) – fizarmonikë, Maria Cristina Imbrogno (Sekretare) – zë soprano, Emiliana Oriolo – zëri i mezosopranos, Leonardo Pugliese – saks dhe perkusion, Roberto Cannizzaro – bas elektrik,  Daniela Fusha – violinë si dhe Caterina Zaccaro – zëri i koristit. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular