“Domosdoshmeria e shpalljes se zgjedhjeve vendore”, Bujar Leskaj: Te analizojme shkrimin e Ylli Asllanit

0
379
𝗧𝗲 𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗼𝗷𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘇. 𝗬𝗹𝗹𝗶 𝗔𝘀𝗹𝗹𝗮𝗻𝗶
“𝘿𝙤𝙢𝙤𝙨𝙙𝙤𝙨𝙝𝙢𝙚𝙧𝙞𝙖 𝙚 𝙨𝙝𝙥𝙖𝙡𝙡𝙟𝙚𝙨 𝙨𝙚 𝙯𝙜𝙟𝙚𝙙𝙝𝙟𝙚𝙫𝙚 𝙫𝙚𝙣𝙙𝙤𝙧𝙚”- 𝙉𝙟𝙚 𝙖𝙣𝙖𝙡𝙞𝙯𝙚 𝙨𝙝𝙪𝙢𝙚 𝙚 𝙨𝙖𝙠𝙩𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙚 𝙙𝙚𝙩𝙖𝙟𝙪𝙖𝙧 𝙚 𝙎𝙚𝙠𝙧𝙚𝙩𝙖𝙧𝙞𝙩 𝙩𝙚 𝘾𝙚𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚𝙫𝙚 𝙑𝙚𝙣𝙙𝙤𝙧𝙚 𝙩𝙚 𝙋𝘿, 𝙯. 𝙔𝙡𝙡𝙞 𝘼𝙨𝙡𝙡𝙖𝙣𝙞, i cili ka shumë përvojë në këtë fushë, jo vetëm si drejtues në bashki, ish- kryetar I bashkisë Gjirokastër apo këshilltar në presidencë e qeveritë demokratike për shumë vite.
Një analizë, e cila duhet lexuar mirë, interpretuar dhe vlerësuar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë në Shqipëri, pasi tashmë përcaktimi i datës së zgjedhjeve është edhe dita e marrjes së përgjegjësisë dhe e provës së madhe për politikën dhe për të gjithë shqiptarët.
Unë besoj se Presidenti i ri i Republikës do të jetë në lartësinë e detyrës dhe do të dekretojë brenda afateve datën e zgjedhjeve.
Partia Demokratike duhet që urgjentisht të reflektojë për këto problematika:
1- Duke organizuar tryezat në të gjitha qarqet e Shqipërisë qysh në javën e parë të shtatorit, pasi me përjashtim të tryezës së organizuar në Fier të organizuar nga kryetari Berisha, takimet e tjera të deputetëve të PD, që janë anëtarë të Komisionit të Reformës Territoriale nuk kanë pasur pjesëmarrjen e duhur për arsyet që dihen;
2- Duhen bërë përpjekjet maksimale për arritjen e gjuhës së përbashkët me pjesën tjetër të deputetëve të PD , urgjentisht e vecanërisht me ata ,të cilët janë anëtarë të Komisionit të Reformës Territoriale ,në mënyrë që të arrihet gjuha e përbashkët për këtë proces kaq të rëndësishëm të ndarjes administrative, por edhe që në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos shkojmë të përçarë, përballë një sekti që në 2019 edhe pse garonte me veten, përsëri i grabiti zgjedhjet;
(Të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, pavarësisht pozicionimit që mund të kenë për momentin, duhet kenë një qëndrim të përbashkët, të dalë nga propozimet, qëndrimet dhe konsultimet me specialistët, këshilltarët dhe ish- drejtuesit e lartë të pushtetit vendor, përfaqësues të PD ndër vite.)
3- Gushti ashtu si edhe korriku duhet të ishin muaj pune, por si gjithmonë, me intensitet organizoi tryeza e takime kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të kryesisë ekzekutive të partisë, shijonin pushimet.
PD është me vonesë në këtë drejtim, pasi duke mos punuar rrezikon të përsëriten gabimet e së shkuarës së afërt.