BallinaKronikeHetimet për “spiunët” rusë/ A do të vijë CIA në Shqipëri? Agjentët...

Hetimet për “spiunët” rusë/ A do të vijë CIA në Shqipëri? Agjentët e një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë pritet të “zbarkojnë” në Elbasan

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi  javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes  dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë.

Referuar burimeve diplomatike Top Channen mëson se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrijnë në vendin tonë tre agjentë specialë, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.

“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazhit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i  njëjti burim për Top Channel në kushtet e anonimatit.

Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë,  ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE. Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.

Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani,  do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.

Detaje te reja. Çfarë iu gjetën tre rusëve që u lanë me masë arresti në burg?

Mësohet po ashtu se grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi,  kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim,  për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.

Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve,  në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.

Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus.

Të tre rusëve i janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikan.

Grupi hetimin beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Prandaj një prej pistave ku po hetohet,  është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.

Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia,  javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular