BallinaKryesore“Rama grabitqar i shqiptarëve!”, Deputeti i PD për rritjen e çmimit të...

“Rama grabitqar i shqiptarëve!”, Deputeti i PD për rritjen e çmimit të naftës: U bë në periudhën kur numri i mjeteve dyfishohet nga emigrantët

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Rama vazhdon që të grabisë shqiptarët. Boçi thekson se Rama ka vendosur të veprojë si një grabitës edhe me rritjen e çmimit të naftës.

Ai shprehet se qeveria rriti çmimin e naftës me anë të Bordit të Transparencës, në kohën kur automjetet në qarkullim dyfishohen, për shkak se shumë emigrantë vijnë e pushojnë në vendlindje. “Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët! E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.  Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës”, thekson Boçi.

Postimi i Luçiano Boçit:

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT!

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.

Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.

Me keq se e turpshme!  Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë. Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular