BallinaOP EDDisa politikan i bëjnë fjalimet fiks për veten e tyre

Disa politikan i bëjnë fjalimet fiks për veten e tyre

Nga Edlira Devolli
Disa politikan i bëjnë fjalimet fiks për veten e tyre.
E fundit ishte “The final countdown” , e përshtatur në gjuhën tonë “numërimi ka filluar mbrapsht”. Këto fjalë dolën nga goja e Ilir Metaj dhe janë fjalë fiks të thëna për të, tashmë që vëmendja e SPAK është drejtuar nga ai.
Ditët që bënte korrupsion duket se janë në përfundim, por edhe ditët e lirisë duket se i ka të numëruara. Dhe që situata është e tillë duket nga ulërimat dhe çakërdisjet e herë pas hershme të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe ish Kryetatit Parlamentit.
Shqipëria dhe shqiptarët janë të lodhur ndër vite nga korrupsionet galopante të atyre që e kanë drejtuar.
Dhe që vendi ynë është në këtë gjendje nuk është vetëm përgjegjësi e një individi por e gjithë atyre që kanë qeverisur ndër vite.
Banda që lajnë hesape në mes të rrugës me leje qeveritare, kryeministri e ka shprehur në parlament “kokat hënkshin”. Policë që i shërbejnë krimit, njerëz që zhduken, çmime që rriten me miratimin e bordit, arsim që degradon, drejtësi e vonuar dhe e korruptuar, spitale e qendra shëndetësore pa staf dhe ilace, qytetar që ikin dita ditës me dëshirë për të mos u kthyer më kurr në këtë vend që mbeti në tranzicion.
Treshja që e ka degraduar këtë vend dhe rrënuar jetën, pasurinë dhe mirëqenien qytetare ka vetëm një objektiv, pasurimin dhe pandëshkueshmërinë e tyre.
Përballë kësaj panorame të shëmtuar me aktorë shqiptarë, kemi vendosmërinë e atyre që kanë siguruar prova, për të trajtuar të barabartë para ligjit të gjithë ata që bëjnë krime, korrupsion dhe minojnë demokracinë.
Dhe po të shtojmë këtu dhe mundësinë për hapjen e dosjeve është e vërtetë ” It’s the final countdown”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular