BallinaKryesoreVIDEO/Perla e radhës e Safet Gjicit: Kuksianët po ikin, po Kukësi nuk...

VIDEO/Perla e radhës e Safet Gjicit: Kuksianët po ikin, po Kukësi nuk shpopullohet

Safet Gjici, kryebashkiaku socialist i Kukësit i bërë i famshëm më shumë për memet në rrjetet sociale, se sa për punët që ka bërë në bashkinë që drejton ka lëshuar perlën e radhës.

Në një intervistë televizive me Euronews, ai thotë fillimisht se kuksianët po ikin, por mohon se bëhet fjalë për shpopullim.

Në interpretimin e Safet Gjicit, shpopullim nuk do të thotë largimi masiv i njerëzve nga një vend i caktuar, siç raporton INSTAT se ka ndodhur me Kukësin në vitet e fundit. Kryebashkiaku e përkufizon ndryshe shpopullimin.

“Shpopullim do të thotë që të ikin të gjithë dhe të mos ngelet asnjë njeri. Sot ka njerëz pafund në Kukës”, tha Gjici.

Pra, sipas këtij përkufizimi të ri të Safet Gjicit, Kukësi nuk mund të quhet i shpopulluar edhe në qoftë se në gjithë bashkinë që drejton të mbetet vetëm Safet Gjici, ku do të ishte njëkohësisht edhe qytetar, edhe kryetar bashkie dhe do ta kishte të sigurt fitoren, madje me 100 për qind të votave.

Gjici akuzoi se ‘shpopullimi’ është term antishqiptar që përdoret prej atyre që nuk kanë bërë asgjë në 30 vite, ndërsa më pas citon me fjalorin e vet të varfër termat relativizues të Edi Ramës.

“Ça shpopullimi, term që e përdorin ata që nuk kanë bërë gjë prej 30 vitesh. Term antishqiptar që e përdorin edhe politikisht. Është shumë e rëndë, sepse të gjitha vendet si ne kanë vazhduar të lëvizin lirshëm kur janë fut në parimet e demokracisë. Ne kemi bërë shumë, por kemi akoma shumë punë për të bërë”, shton ai.

Më shumë se puna se kryetar bashkie, jashtë Kukësit Safet Gjici është bërë i famshëm për memet në rrjetet sociale. Mbetet akoma në qarkullim videoja e vizitës së Gjicit në një familje të moshuarish kuksianë gjatë pandemisë. Pasi i këshilloi që të mos dilnin dhe mbi të gjitha të mos takonin njeri, as duke i dhënë dorën, Safet Gjici largohet duke i takuar me dorë dhe duke u uruar shëndet. Voxnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular