BallinaAktualitetFlamur Hoxha: Ylli komunist dhe plumbi në lëkurë në shoqërinë shqiptare

Flamur Hoxha: Ylli komunist dhe plumbi në lëkurë në shoqërinë shqiptare

Nga Flamur Hoxha
Ylli komunist dhe plumbi në lëkurë në shoqërinë shqiptare.
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Rikthimi i simboleve te komunizmit eshte provokim e tentative per rikthim i diktatures komuniste.
Shfaqja ne aktivitete publike e yllit komunist në Flamurin kombetar është krim që duhet dënuar me ligj e nuk duhet lejuar.
Nuk është rastësi që shfaqen akoma sot simbolet e atij sistemi diktatorial gjakatar që edhe pas tridhjetë vite demokraci lëndon qindra e mijëra familje te përndjekurish politik.
Tentativat për të gjallëruar simbolet komuniste kanë vite që janë rishfaqur . Me ardhjen e të majtës në pushtet në 2013 sikur u lejua pa zë propaganda komuniste, shfaqja e simboleve dhe e fotos se diktatorit Hoxha në publik, në gazeta e shtypin e përditshëm.
Kjo tregon më së miri se shoqeria shqiptare fatkeqesisht nuk u nda përfundimisht nga lufta e klasave, aq më keq politika shqiptare ende sot e mban të fshehur yllin në gji plot krenari, njëlloj si ata që i shërbyen komunizmit dhe e zhvilluan këtë lufte në gjysem shekull barbari.
E ndjej për detyrë si përfaqësues i atyre familjeve me plumb në lëkure te shpallem armik i përjetshëm i gjithe atyre që akoma mendojnë se jemi shuar, nuk do ketë qetesi sociale nese nuk shkëputemi përfundimisht nga e shkuara kriminale komuniste.
Jam I bindur që prej tre dekadash politika me dashje e ka mbajtur këtë yll me pesë cepa të fshehur në gji dhe qëllimisht nuk u nda nga ai sistem, nuk e dënoj me ligj shkëputjen përfundimtare e ti jepte fund tranzicionit.
Ështe momenti për ti dhënë fund me ligj, eshte momenti per dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, për lustracionin dhe deklasifikimin e dosjeve të sigurimit te shtetit.
Erdhi koha të veprojmë me akte politike, o tani o kurrë më të njohim njëri tjetrin… të tjerat jam dokrra hini!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular