BallinaSportVIDEO/ 3 gola në një mbrëmje, Uzuni në versionin “përbindësh”

VIDEO/ 3 gola në një mbrëmje, Uzuni në versionin “përbindësh”

1 minutë lojë. Kaq i ka mjaftuar Myrto Uzunit për të shënuar gol me Granadan, në sfidën ndaj Villareal B. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një assist të Callejon, duke çuar topin në rrjetë.Uzuni gjithashtu shënoi të dytin me penallti (11′), 11-metërsh i fituar nga po ai vetë

Në pjesën e dytë, Uzunit i besohet një tjetër penallti dhe fundi dihet: rrjeta.

Për lojtarin shqiptar ky është goli i 4-të në kampionatin e La Liga 2, pas asaj rrjete ndaj Racing Santander.

27 vjeçari luajti në sezonin e kaluar në elitën spanjolle po me këtë skuadër, ku në 15 ndeshje numëroi 1 gol dhe 1 assist.Granada aktualisht kryeson kampionatin dhe synimi është kthimi sa më shpejt të jetë e mundur mes ekipeve më të mira.

 

 

(BalkanWeb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular