Nga Zenel Hoxha
Të enjten, në 1 Shtator, ora 10:00, bashkohuni me dibranët përt’i thënë JO SKAVICËS!
Dibranët protestojnë të enjten te Ura e Lushës, Fushë Alie, Peshkopi, në një manifestim heroik kundra mungesës sëtransparencës, babëzisë dhe atyre që mendojnë se i kanë larëduart me popullin shqiptar.
Të enjten, do themi bashkarisht “Jo Skavica! Po Dibra! Jo vdekja! Po jeta!”. Nuk kanë lindur ende ata që mund tënëpërkëmbin vendin e Skënderbeut, Elez Isufit, Dik Spatës dhetë tregtojnë truallin që e kemi larë me gjak në shekuj.
Përpjekja për t’a fshehur krimin shtetëror pas Shteteve tëBashkuara dhe kompanive amerikane nuk do të funksionojë.Cilido përfaqësues i zgjedhur që nuk ngre zërin sot kundra projektit kriminal dhe nuk dëgjon klithmën e dibranëve ështëbashkëpunëtor në krimin shtetëror të quajtur “Skavicë”. Dhe dibranët do ua kthejnë reston.
Bashkohuni me mijëra dibranë që ngrihen për të mbrojtur pronën e tyre dhe tokat ku kanë jetuar prej shekujsh paraardhësite tyre. Nëse nuk ngrihemi të gjithë për të thënë ”JOSKAVICËS”, sot e ka rradhën Dibra, nesër gjithë Shqipëria.
Dibra dhe dibranët kanë nevojë sot më shumë se kurrë për miqtëdhe patriotët e vërtetë.
Ju mirëpresim në 1 Shtator!