BallinaBotaEMRAT/Liz Truss nis emërimin e kabinetit të ri, kush janë bashkëpunëtorët e...

EMRAT/Liz Truss nis emërimin e kabinetit të ri, kush janë bashkëpunëtorët e ngushtë

Liz Truss po emëron kabinetin e saj të ri disa orë pasi u bë kryeministre. “BBC” bën me dije se Therese Coffey do të jetë sekretarja e re e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrja, numri dy i qeverisë.

Ajo është një nga të paktën pesë deputetët, përfshirë Kwasi Kwarteng dhe Suella Braverman të cilët u panë duke hyrë në Doëning Street .

Mbështetësit e shquar të rivalit së Truss, Rishi Sunak, janë pa punë, duke përfshirë Dominic Raab dhe Grant Shapps.

Më herët Truss tha se qeveria e saj do ta “transformojë Britaninë në një komb aspirues”, duke u shprehur: “së bashku mund të dalim nga stuhia”.

Ajo është nën presion për të trajtuar shpenzimet spirale të energjisë dhe pritet të shpallë një paketë brenda disa ditësh

“BBC” shkruan se kufiri vjetor i çmimeve për faturat e energjisë shtëpiake mund të kufizohet në rreth 2500 £, duke i kushtuar qeverisë miliarda.

Mësohet se Kwasi Kwarteng  do të jetë njeriu përgjegjës për ekonominë.

Ai ishte më parë sekretar biznesi nën Boris Johnson. Gjithashtu vlen të theksohet se ka qenë mbështetës i zëshëm i formave të reja të energjisë, veçanërisht energjisë bërthamore, por ishte gjithashtu një nga kampionët në administratën e mëparshme të futjes së më shumë burimeve të rinovueshme, si më shumë ferma me erë dhe diellore në tokë, me stimuj si faturat më të lira të energjisë ku kishte mbështetje lokale.

Ndër të tjera, James Cleverly ka marrë rolin e sekretarit të jashtëm në qeverinë e re të Liz Truss dhe Suella Braverman do të jetë sekretarja e Brendshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular