Por së fundmi ka qenë gazetari i njohur italian, Elio Corno, i cili ka lëshuar “bombën” e vërtetë duke deklaruar në mikrofonat e “Tele Lombardia” se familja Zhang i ka shitur të gjitha aksionet prej kohësh te sheikët nga Arabia dhe se e gjitha do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit:

“Kam marrë vesh që klubi i Interit është shitur për më shumë se 1 miliardë euro, është gjithçka e kryer. Kjo tratativë do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit.

Është një operacion shumë i madh financiar, ka shuma të mëdha në lojë. Këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për negociatat, të cilat në fakt tashmë kanë përfunduar prej kohësh.

Zhang e ka shitur Interin, do të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Ata ia kanë kaluar fondit ‘PIF’, që zotërojnë aksionet e klubit të Newcatle”, përfundoi gazetari i njohur italian.