BallinaAktualitet“Kam qëndruar 3 ditë pa ngrënë para se të lindja” – Historia...

“Kam qëndruar 3 ditë pa ngrënë para se të lindja” – Historia e trishtë e nënës së divorcuar: Burri më merrte kartën e bankës, luante bixhoz dhe…

Tereza, nëna e re me dy fëmijë ka treguar historinë e saj tepër të trishtë. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ajo u shpreh se ka qenë e martuar me një burrë i cili nuk punonte dhe çdo çekë që i binte në dorë e luante bixhoz

Kjo gjë ka bërë që ata të vuanin edhe për bukë. Kur ka qenë shtatzënë në fëmijën e dytë, Tereza tregon se 3 ditë deri në ditën e lindjes ajo nuk ka ngrënë asnjë gjë dhe nuk e dinte se a ishin dhimbjet e lindjes apo kishte probleme nga të ushqyerit.

Tregon se ka shkuar në maternitet me urban dhe lekët i ka marrë borxh nga një shoqe e saj.

“Në shtatzëninë e dytë kam qenë shumë keq. Kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Thoja si do rritet ky fëmijë. I kam lut Zotit të dështoj, o Zot më fal. Pasi e mora veten i thashë, të lutem, e nisi Zoti dhe këtë fëmijë, ktheju punës, ktheju jetës, ta rrisim mirë këtë fëmijë dhe vajzën. Ardit veç më keq u bë.  As nuk donte ta dinte se kishte fëmijë.  Për bukë kemi vuajtur, tre ditë para se ta lindja çunin. S’kam pasur bukë, domethënë 3 ditë pa ngrënë bukë. Kur më kanë ardhur dhimbjet e lindjes, nuk e dija se çfarë kisha. A kisha prej lindjes apo prej bukës. Kam ikur me urban në maternitet, edhe 1 mijë Lekshin e urbanit ia kam marrë një shoqeje.

Kam lindur të nesërmen në 5 të mëngjesit, kam marrë mamin në telefon, është nisur prej Puke dhe më ka sjellë për të ngrënë, i ka blerë gjërat që i nevojiteshin bebes. Nëse nuk do kishte ardhur ajo, nuk e di si do kisha dalë prej spitalit. Nuk kisha asnjë batanije ta mbështillja foshnjën”, ka treguar Tereza. 

Tereza: I thashë të ikim me shtëpi në Durrës edhe pranoi. U vendosëm në Durrës me qira. Sapo vajtëm atje nuk kishte asnjë ndryshim. Aq më keq madje. Çdo Lekë që i vinte në dorë, bixhoz.

Ardit Gjebrea: Ishte i vetmi ves që kishte, apo kishte dhe të tjera?

Tereza: Nga fundi nisi dhe dhunën, po që nuk zgjati shumë sepse e lashë dhe ika.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni bashkë?

Tereza: Dy, djalë dhe vajzë.

Ardit Gjebrea: Po para në shtëpi jo ë?

Tereza: Asnjë gjë. Të gjitha vetë. Kam punuar në fabrikë këpucësh dhe në momentin që harroja ndonjëherë kartën e bankomatit, se nuk e kam lënë të tërheqë rrogën, e gjente, e tërhiqte rrogën dhe e linte të gjithë në bixhoz, pa paguar qira, pa paguar drita, pa ngrënë, pa pirë asnjë gjë. Me borxhe.

Tereza tregon se është përpjekur shumë të flasë me të dhe ta bindë, madje i është ulur dhe një gjunjë dhe ka qarë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Tereza tregon se prindërve nuk i ka treguar kurrë për problemet që ka pasur dhe gjithmonë i thoshte që është mirë. Dënonte veten sepse mendonte që e ka zgjedhur vetë pa marrë pëlqimin e prindërve dhe tani duhet t’i vuajë vetë pasojat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular