BallinaKryesoreVIDEO/Momentet ‘epike’ kur mbretëresha na bëri të gjithëve të qeshnim

VIDEO/Momentet ‘epike’ kur mbretëresha na bëri të gjithëve të qeshnim

Roli i Mbretëreshës në jetën publike ishte i madh dhe asaj shpesh i duhej të mbante një imazh të ‘ftohtë’. Por teksa vitet kaluan, Elizabeth II i dha qytetarëve pak nga sensi i saj i humorit.

Nga ndarja e një sanduiçi me marmelatë me Paddington Bear tek bombardimet me foto të lojtarëve hokej australianë, BBC ka mbledhur disa nga momentet e saj më gazmore

Si pjesë e festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor, Mbretëresha u filmua duke pirë çaj me Paddington Bear, në një video që hapi festën e BBC-së në Pallat duke shënuar 70 vjetorin e saj në fron.

Si pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012, Mbretëresha bëri një hyrje spektakolare me ndihmën e një ikone tjetër britanike, aktorin James Bond.

Në vitin 2016, Mbretëresha u shfaq në një tjetër videoklip viral – këtë herë me nipin e saj Princin Harry për të promovuar Lojërat Invictus. Dyshja panë një video-mesazh nga ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë Barack dhe Michelle Obama, të cilët i hapën një sfidë Princit Harry.

Mbretëresha ka prerë shumë ëmbëlsira gjatë jetës së saj, dikur me një shpatë ceremoniale. Ajo provoi metodën më joortodokse në një ngjarje bamirësie në Cornwall. Kur një vullnetar i kujtoi asaj se një thikë standarde ishte në dispozicion, Mbretëresha u shpreh:”E di që ka, kjo është më e pazakontë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular