BallinaKryesoreEksperti Ndriçim Mehmeti: Arsimi ka shumë probleme, të rinjtë po largohen nga...

Eksperti Ndriçim Mehmeti: Arsimi ka shumë probleme, të rinjtë po largohen nga vendi, nuk shohin të ardhme këtu

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti largimet e të rinjve nga vendi ynë është një kambanë alarmi që duket se nuk po e dëgjon kush.

Ai i ftuar në RTV Ora, tha se tashmë me fillimin e shkollës nuk duhet gëzuar, por duhen parë problematikat e këtij sektori.

Ai shtoi se në shumë zona janë mbyllur shkollat për shkak të largimeve, duke pohuar se shumica janë drejtuar drejt vendeve evropiane, pasi nuk shohin shpresë këtu.

Mehmeti: Kambanat kanë rënë prej kohësh dhe për fat keq nuk dëgjon kush për të ndaluar këtë rrjedhje të vazhdueshme të pjesës më vitale që kemi. Me shumë gjasa nuk do të kthehen në vend. Unë kam reaguar për rifillimin e vitit shkollor dhe duhet të shohim problemet e arsimit. Kemi 58 mijë nxënës më pak dhe ky është një qytet i tërë dhe do të humbasim qytete të tra. Tashmë shumë mësues nuk e kanë të garantuar vendin e punës. Shumë njerëz nuk kanë më pse të rrinë në disa zona, se nuk kanë spitale dhe shkolla, as gjykata e hipoteka

Disa qytetet të madhe si Tirana dhe Durrësi do të bëhen më tërheqëse, ndërsa pjesa tjetër do të vrapojnë në Evropë, sepse e gjejnë veten në Gjermani sesa këtu, madje edhe ne vende si Rumania dhe Kroacia. Ne nuk u afrojmë dot as cilësinë e jetës. Nuk kemi siguri sepse të vrasin ose kur je me pushime, kur je në avllinë e shtëpisë ose je ne lokal dhe kërcet arma. Njerëzit janë fuqia më e madhe që kemi dhe nëse nuk kanë besim, nga kush do të bëhemi ne?! Kanë të rinjtë ata që e bëjnë një vend, por ata po ikin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular