Nga Bujar Leskaj
Dje zhvilluam një takim me banorë të zonës së Orikumit, Radhimës, Dukatit, Tragjasit, etj, por edhe me anëtarë e simpatizantë të PD në kuadrin e dëgjesave publike për reformën Territoriale Administrative.
Dje zhvilluam një takim me banorë të zonës së Orikumit, Radhimës, Dukatit, Tragjasit, etj, por edhe me anëtarë e simpatizantë të PD në kuadrin e dëgjesave publike për reformën Territoriale Administrative.
Motoja ishte “Orikumi bashki”!
Siç e kam theksuar edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare në 2021, PD ka pasur për Orikumin një qëndrim konstant: Orikumi duhet të kthehet bashki, ashtu siç ka qenë.
Në 2014 Orikumit iu hoq padrejtësisht bashkia, duke bërë që kjo zonë e vjetër, me tradita e histori, t’i bashkangjitet Bashkisë Vlorë.
Një gjë e tillë solli që investimet në këtë zonë, të ngadalësoheshin, madje të zeroheshin dhe taksat e larta që mblidheshin të mos u riktheheshin banorëve të zonës në shërbime, infrastrukturë, pastrim e mundësi zhvillimi.
Projektet u ndërprenë dhe zhvillimi i zonës u ngadalësua, sepse reforma Territoriale e Administrative e vitit 2014 u bë nga sekti Rama në pushtet thjesht për grabitjen e parave dhe përqëndrimin e pushtetit.
PD reformën e re Territoriale e Administrative e ka ndër prioritetet e saj, pasi synon një ndarje të drejtë dhe rikthimin e pushtetit te qytetarët, të cilët meritojnë një qeverisje tjetër.
PD e bashkuar do të zhvillojë betejën e saj në Kuvend, edhe pse ndoshta mund të mos ketë numrin e deputetëve.
PD do të kërkojë edhe zhvillimin e referendumeve për këtë çështje.
Falenderoj për diskutimet e tyre z Atird Hoxha, kryetar i PD dega Vlorë, nënkryetarin e PD dhe drejtues i komisionit të PD për Reformën Administrativo-Territoriale, z. Oerd Bylykbashi, z. Ylli Asllani, sekretar për pushtetin vendor dhe deputetin Fatjon Veizaj.
Falenderoj të gjithë ata banorë të zonës, drejtues të pushtetit vendor ndër vite, etj, të cilët paraqitën problematikat, gjeneruan ide dhe propozuan zgjidhje: Kanan Braho, Ajri Allushi, Mitro Çapo, Agron Sharra, Berdo Berdo, Hamza Kuteli, Nako Mjaltaj, Klodjan Merkohitoj, etj
Gjithashtu ditën e premte 16 shtator do të zhvillohet në kuadër të reformës së re territoriale dëgjesa me banorët e zonës në Kotë, sipas propozimit tonë për bashkinë e Amantias, të shtunën në 17 shtator në Ksamil dhe të hënën 19 shtator tryeza në Novoselë.


