HomePolitikeSali Berisha para shpalljes "non grata": Akuza se Basha ka marrë para...

Sali Berisha para shpalljes “non grata”: Akuza se Basha ka marrë para nga rusët, fund e krye shpifje dhe trillim

spot_img

Financimi rus 500 mijë dollarë për Partinë Demokratike, ka ringjallur debatet e vjetra brenda kësaj partie. Sali Berisha nxorri paraditen e sotme zëdhënësen e grupimit të tij, Floriana Garo e cila në një deklaratë për mediat u shpreh se PD-ja ka denoncuar publikisht këtë akt kriminal të Lulzim Bashës.

Për më tepër kanë kërkuar menjëherë hapjen e çështjes në fjalë dhe transparencë e një proces të qartë publik. Por në një intervistë në vitin 2018  ka qenë vetë Berisha ai i cili ka deklaruar se akuza ndaj Bashës që ka marrë para nga rusët është shpifje dhe trillim.

Bledian Koka: Meqë jemi te çështja ruse, PD është nën akuzë për financime ruse gjatë fushatës elektorale. Duket sikur një kompani me dy pronarë rus, Binniata, e ka ndihmuar zotin Basha të lobojë në SHBA dhe ka bërë pagesa në emër të PD. A keni një koment për këtë çështje?

Berisha:  Komenti im është ky. Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje tè tjera. Por qëndrojmë këtu.

Ajo që mund të them unë për këtë pyetje është se u them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka patur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindrakë nga rusët.

Dhe së fundi, PD nuk ka patur asnjè kontakt me rus biznesmenë apo të farëdo lloji tjetër. Kjo është e verteta. Tjetra është një zhurmë me të cilën Edi Rama kërkoi të mbulonte 613 kg kokainë të ardhur tek klani e shumë giëra të tjera.

Kush i fryn fushatës pro ruse? Eshtë Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen thotë se këto mi nxit Putin. Nga i di unë këto? Po jua tregoj. Eshtë një deputet gjerman qè quhet Flickenstein.

Kam patur muhabet me të dhe prap ruaj një lloj respekti. Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros është e habitshme se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët që të bëj deklarata të tilla.

Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje por mos e dëgjo.

Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtyn rusët. Pra cfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për tè mbuluar veprimtaritë e tij.

Për më tepër ndiqni intervistën më poshtë:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular