BallinaSportKili apo Ekuadori në Botërorin e Katarit? FIFA merr vendimin final

Kili apo Ekuadori në Botërorin e Katarit? FIFA merr vendimin final

As provat shtesë nuk kanë bërë efekt që Ekuadori të mbetet jashtë Botërorit “Katar 2022”.

Para pak ditësh “Daily Mail” raportoi se kishte edhe audio ku provohej për falsifikimet e Byron Castillo dhe çështja shkoi në Komisionin e Apelit të FIFA-s.

Gjithsesi mbeti në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Ekuadori do të jetë në “Katar 2022”, pavarësisht pretendimeve të Kilit se kishin aktivizuar Castillo, i cili u tha se kishte falsifikuar dokumentacionet dhe ishte kthyer nga kolumbian në ekuadorian.

Beteja ligjore mund të vijojë në CAS, por FIFA e njeh si mbajtës të shtetësisë ekuadoriane Castillo dhe nuk ka shkelje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular