BallinaAktualitetNuk ka qetësi për Kretën, një tjetër tërmet i fortë godet ishullin

Nuk ka qetësi për Kretën, një tjetër tërmet i fortë godet ishullin

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të hëne Kretën.

Mediat greke shkruajnë se epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 15 km larg. në juglindje të Zakros.

Ndërkohë sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 06:31 të mëngjesit të së hënës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale është llogaritur në 9.7 km.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar magnituda u llogarit 4 Rihter, duke bërë të ditur një epiqendër prej 44 km në lindje të Sitisë.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme në lidhje me tërmetin.

Nuk ka qetësi për Kretën, një tjetër tërmet i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular