BallinaSportRekord absolut/ 15 vjeç e 181 ditë, ja kush është lojtari më...

Rekord absolut/ 15 vjeç e 181 ditë, ja kush është lojtari më i ri që debuton në Premier League

Ethan Nwaneri, futbollist i Arsenalit, u hodh në fushë në minutën e 91-të për të zëvendësuar Fabio Vieiran në ndeshjen kundër Brentfordit, në javën e tetë të elitës së futbollit anglez, për t’u bërë lojtari më i ri që ka debutuar në historinë e Premier League-s: 15 vjeç e 181 ditë.

E takova djalin. Më pëlqeu shumë ajo që pashë. Edhe stafi i akademisë më dha informacione shumë të mira për të. Ai është stërvitur dy herë me ne. Dje duhej të vinte sepse kishim shumë dëmtime. Pata ndjesinë se po të vinte mundësia, do t’ia jepja. Dhe sapo e bëra”, shpjegoi trajneri i tij, Mikel Arteta, pas ndeshjes.

“Ne duam të ta japim mundësinë kur ke talent, kur ke personalitet dhe kur ke lojtarë që e duan shumë atë që bëjnë dhe nuk kanë frikë”, tha më tej trajneri.

Të gjitha vendimet që marrin janë për klubin, sepse besojmë se ata kanë një talent që duhet të zhvillohet në dy-tre vitet e ardhshme. Do të shohim se si do t’ia dalim. Se sa larg do të shkojë, është në dorën e djalit”- shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular