BallinaEkonomiVIDEO/Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë: Jemi ende në pjesën e errët...

VIDEO/Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë: Jemi ende në pjesën e errët në hartën e investitorëve strategjikë ndërkombëtarë

Ekonomia botërore është në krizë dhe investitorët i kanë kthyer sytë nga vende si Shqipëria. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve të huaja në gjysmën e parë të vitit arrit në 634 milionë, shifra më e lartë në të paktën dekadën e fundit.

Po a kënaqin këto shifra, që në dukje shfaqen më shumë se optimiste? “Ne nuk mund të konsiderojmë ato investime siç do të duhet të kishte Shqipëria, për faktin se jemi ende në pjesën e errët në hartën e investitorëve strategjikë ndërkombëtarë”, thotë Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë

Sipas Bankës Qendrore, gati gjysma e këtyre parave të investuara kanë shkuar në sektorin energjetik dhe atë të karburanteve. “Sektori energjetik është sektori më atraktiv, sidomos ajo diellore dhe era”, thotë Hoxha.

E teksa nga njëra anë po rriten investimet e huaja, nga tjetra, sipërmarrësit shqiptarë po ikin jashtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt investojnë në Shqipëri, po vijnë gjithmonë e më shpesh nga shtete që më herët nuk janë shquar për marrëdhënie të forta ekonomike me vendin tonë. Tradicionalisht, fqinjët e Italisë dhe Greqisë, kanë qenë investitorët kryesorë në vend, partnerë që po zëvendësohen nga shtete Lindore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular