BallinaPolitikeMajko, Moisiu dhe dy ish-presidentët e Shqipërisë javën e ardhshme shkojnë në...

Majko, Moisiu dhe dy ish-presidentët e Shqipërisë javën e ardhshme shkojnë në Hagë! Do takojnë ish krerët e UÇK

Ish-Presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministrat do të vizitojnë javën e ardhshme liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Jetlir Zyberaj nga LDK-ja, i cili thotë se ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se të krerët e UÇK-së do të vizitohen nga ish krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko.

Udhëheqësit pritet të zhvillojnë takime me ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular