BallinaOP EDMe këtë projekt për dhurimin e librave, desha të ndez një qiri...

Me këtë projekt për dhurimin e librave, desha të ndez një qiri për ndriçimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në trojet shqiptare,

NGA Dr. ERTON KARAFILI
Fjala e përgatitur posaçerisht për Takimin Kombëtari për Integrimin, cili përfundoi me sukses në datën 13 maj në Prishtinë.

Ndjehem i nderuar që jam me ju në Takimin e Madh Mbarë Kombëtar të Prishtinës dhe për këtë dua të falenderoj për ftesën Këshillin Organizativ.
Unë jam mjek Radiolog punoj në Tiranë, por jam nga Pogradeci, qyteti i Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit që janë figura të mëdha të librit. Eshte momenti të tregoj në këtë takim të madh kombëtar nevozitetin e Lasgushit, kur një miku i tij pasi i vlerësoj krijimtarinë i tha se, ke bërë një gabim gjeografik në poezine “Poradeci”, sepse ju keni shkruar: “Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi” Lasgushi, që mbante një shkop në dorë, e përplas shkopin me forcë në tokë dhe i thotë: është mirë të njohësh historinë e vendit tënd, sepse Kosova, Dibra e më tej është e do të jetë Shqipëri.
Për të realizuar këtë Projekt indicie ka qënë amaneti i një kolegu dhe miku të mirë Dr. Nikolla Gjikopulli nga Dhermiu i Vlorës, i cili në ditet e fundit të jetës së tij, nga një spital i Gjermanisë, me telefoi duke më lenë amanetin “që librat tij të shumta të shpërndahen për mjekët shqiptarë në Kosovë, Malin e Zi e Lugina e Preshevës”. Sot jam krenar që së bashku po e kryejmë këtë amanet.
Midis këtyre librave janë edhe disa nga librat e mija, si autor, për mjekësinë, por edhe mbi 200 libra, të autorëve të ndryshëm, nxjerrë nga biblioteka ime familjare.
Por ndersa punova për këtë Projekt më erdhi në mendje një ngjarje të rëndë me librin. Kristo Silo një shqiptaro-amerikan nga Pogradeci në fillim të demokracisë, v.1995, ka sjellë mbi 8 mijë libra dhe ngriti në Pogradec bibliotekën amerikane. Por në trazirat e 1997 biblioteka ra preh e zaptuesve, librat u flakën jashtë dhe u dogjën, sjellje talebane. E kam përjetuar me dhimbje dhe i kam filmuar ato momente, për më tepër shikni linkun në You tube:
Me këtë Projekt për dhurimin e librave, desha të ndez një qiri për ndriçimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në trojet shqiptare, duke sensibilizuar miq, kolegë, intelektualë dhe autorë të ndryshëm në shumë qytete të Shqipërisë e Kosovës. Tani po shikoj me kënaqësi se ai qiri po bëhet zjarr i madh, për të ngrohur sadopak shpirtin e shqiptarizmit, që ndonjëherë është në gjumë.
Në këtë Projekt ne jemi frymëzuar nga koncepti se “Liria fitohet me luftëtarë por shqiptarizmi mbrohet e zhvillohet me libra e shkrimtarë”. Prandaj gjatë disa muajve janë dhuruar afërsisht 2200 libra me tematikë të gjerë që nga libra letrare, historike, patriotike, ekonomike, shkencore e mjekësore, si dhe për fëmijë, të gjitha në gjuhën shqipe.
Duke patur dëshirën e madhe që aksioni të vazhdojë, për të shpërndarë libra në shumë komuna të tjera të trojeve në të ardhmen, pse jo edhe ne komunat shqiptare në Maqedoni, Bullgari e Ukrainë.
Aktualisht nga kontigjenti i librave që kemi mundur të mbledhim deri tani i kemi ndarë librat mjekësore për Shtepitë e Shendetit në Ulqin e Preshevë, të tjerat janë për shkollat e komunave Tuz, Martinaj, Plavë, Guci, Vuthaj, Rozhajë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Të bëjmë më të mirën për gjuhën dhe kulturën shqipe në të gjithë hapsirat shqiptare. Faleminderit Prishtina dhe Këshillit Kordinativ për këtë Takim Mbarë Kombëtar.
Prishtinë 13 Maj 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular