BallinaKronikePolicët përplasen fizikisht me të rinjtë tek "Myslym Shyri"/ Policia zbulon çfarë...

Policët përplasen fizikisht me të rinjtë tek “Myslym Shyri”/ Policia zbulon çfarë ndodhi

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar disa të rinj mbrëmjen e djeshme tek “Myslym Shyri” për shkak të prishjes së qetësisë publike.

Kanë qenë banorët e lagjes, ata që kanë informuar policisë pasi sipas tyre disa të rinj po bërtisnin me të madhe dhe dëgjonin muzikë të lartë në orët e vona të natës.

Me të mbërritur në vendngjarje, sipas policisë, dy prej të rinjve kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët.

Më pas ka pasur një konfrontim fizik mes uniformave blu dhe të rinjve, që çooi më pas në shoqërimin e disa prej tyre.

Teksa prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, në fakt Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. Ndaj dhe i kanë prangosur 6  prej tyre, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht duke u ndjekur në gjendje të lirë.  Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular