BallinaAktualitetPrivatizimi i kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje...

Privatizimi i kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje nga SPAK! Zbulohet kur do të thirret nga prokuroria e Posaçme

Ish-kryeministri Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen e hapur pas padisë së depozituar në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Sipas gazetares Klodiana Lala, veç Berishës do të merren në pyetje si persona që kanë dijeni për çështjen edhe ish-ministri Arben Imani bashkë me ish-ushtarakun e lartë Xhemal Gjukshi.

Sot për hetimin e hapur nga prokuroria sa i takon kësaj çështje u mor në pyetje ish-ministri Fatmir Mediu.

Pas dy orësh në ambientet e SPAK, ai deklaroi për gazetarët se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen ndërsa refuzoi të japë më shumë detaje duke deklaruar se kjo është pjesë e sekretit hetimor të prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular