Nga Ardi Stefa
Duhej Nurembergu edhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë!
Duhej Nurembergu edhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë!
Kjo është Bettina Goering, mbesa e Hermann Goering-ut, themeluesit të Gestapos, një nga udhëheqësit kryesorë nazistë. Bashkë me të vëllanë vendosën të sterilizohen për të shuar sojin e Goering-ut nazist. Jeton në një cep të fshehur të Amerikës me peshën e fajësisë familjare.
Në Shqipëri bijtë e komunistëve kanë trashëguar pushtetin politik të prindërve. Edhe pushtetin ekonomik. Deklarohet prej tyre se komunizmi “pati më shumë të mira se të këqija”, se komunistët ishin në “anën e duhur të historisë”…
Marksi adhurohet në tekstet shkollore, kriminelët komunistë nderohen në bulevard zyrtarisht, antikomunistët shpallen antikombëtarë e antishqiptarë.
Historia vazhdon të mësohet e shtrembëruar. Propaganda komuniste transmetohet dhe emetohet nga të gjitha kanalet televizive kombëtare që transmetojnë filmat e asaj periudhe.
Glorifikohet socializmi, partizanët dhe karroxhinjtë e stigmatizohen intelektualët e familjet e mëdha.
Universitetet tona prodhojnë breza studentësh marksistë-leninistë e maoistë dhe ekstremistë të majtë.
Kryetari i me nder Akademisë së Shkencave është ish-ministër i komunizmit njësoj si ish- kryetari i me nder Kuvendit.
“Veteranët” 60 vjeçarë të luftës civile të para 80 viteve dekorohen ende për vepra që i kanë ëndërruar dhe simbolika komuniste kamuflohet pa shumë merak pas simboleve të antifashizmit.
Nuk ka lidhje ky status as me ata që na deklarojnë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë.
Jo, jo, nuk ishim bashkëfajtorë, vuajtës, po!
Dhe dosjet ende janë të mbyllura!
Ndërkohë kërkojmë moral në shtëpinë publike!