BallinaAktualitetDosja “Partizani”, SPAK merr në pyetje edhe ish-ministrin Oketa

Dosja “Partizani”, SPAK merr në pyetje edhe ish-ministrin Oketa

Për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” ka dëshmuar ditën e djeshme në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ai është marrë në pyetje për rreth një orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”. Për këtë çështje u mor në pyetje ditën e sotme edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, teksa javën e ardhshme pritet të thirret dhe Sali Berisha. Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular