BallinaKryesorePresidentja e Kosovës fotografohet me Joe Biden dhe bashkëshorten e tij! Osmani:...

Presidentja e Kosovës fotografohet me Joe Biden dhe bashkëshorten e tij! Osmani: Miqësi e përhershme me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Fotoja është publikuar nga vetë Osmani në Facebook, e cila shkruan: “Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme. Ajo është takuar me Bidenin edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën në Mbretëri të Bashkuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular