PS tërhiqet për territorialen, pranon të shtojë bashki. Alibeaj dhe Tabaku kanë kontaktuar me ndërkombëtarët si garant të cilët kanë…

0
262

Nga Juxhin Mustafaraj

Kuvendi i Shqipërisë ka dakordësuar të shtojë afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Përtej vendimmarrjes për një komision që u paracaktua se do të dështonte dhe do të përfundonte pa produkt, për shkak të qëndrimeve publike të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duket se palët kanë kërkuar kohë për negociatat.

Kanë qenë pikërisht qëndrimet e Ballës se PS nuk do të pranojë më shumë se 61 bashki, ato që kanë detyruar demokratët të nisin negociatat me ndërkombëtarët.N

Partia Socialiste tërhiqet për territorialen, pranon të shtojnë bashki

Burime për ABC bëjnë me dije se Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë kontaktuar me ndërkombëtarët për të kërkuar të ndërhyjnë në një proces për të cilin janë investuar tërësisht ata dhe rrezikon të minohet nga socialistët. Kanë qenë këto negociata që kanë detyruar socialistët të tërhiqen dhe të rishohin qëndrimet e tyre.

Për socialistët, në pozita negociuese është sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Kërkesën që ndërkombëtarët të mos e ndërpresin influencën e tyre për këtë reformë kaq të rëndësishme për shqiptarët e kishte edhe bashkë kryetarja e Komisionit për reformën territoriale, Dhurata Çupi.

Reflektimin e socialistëve demokratët do ta presin deri në fund përpara se Presidenti i Republikës të dekretoj datën e zgjedhjeve vendore.

Për Çupin, është moment që përtej votave socialistët të shohin prioritet shërbimet e qytetarëve. Zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë në një periudhë mes 15 prillit dhe 15 majit.