BallinaPolitikeHapja e dosjeve, Orjola Pampuri: Të njohim të vërtetën dhe falë saj...

Hapja e dosjeve, Orjola Pampuri: Të njohim të vërtetën dhe falë saj të zgjedhim personazhet

Deputetja Oriola Pompuri gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se hapja e dosjeve tashmë duhet të bëhet realitet.

Sipas saj vetëm duke bërë një hap të tillë mund të shkohet drejt së vërtetës dhe falë të vërtetave të zgjidhen personazhet.

Oriola Pompuri: Hapja e dosjeve tashmë duhet të bëhet realitet. Dekomunistizimi, lustracioni duhen bërë realitet. Është një nismë që nuk duhet të paragjykohet. E morën PS kauzën tonë të 30 viteve, e rëndësishme është ti shkohet në fund. Të njohim më në fund të vërtetën dhe falë të vërtetave të zgjedhim personazhet. Është një kauzë e PD që duhet ti bëjë bashkë të gjithë. Është një hap pozitiv, i rëndësishëm dhe hap i madh drejt së vërtetës.

“Dekomunistizimi dhe lustracioni janë 2 nisma të rëndësishme. Unë nuk mund të them dot se pa këto të dyja zerohet vlera e deklasifikimit të dosjeve. Ne do ti shkojmë në fund diskutimeve dhe debateve por koha do ta tregojë se si do të shkohet deri në fund.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular