BallinaAktualitet“Duhet të harrojmë Berishën dhe Metën”, Abilekaj: liderët janë të konsumuar, të...

“Duhet të harrojmë Berishën dhe Metën”, Abilekaj: liderët janë të konsumuar, të pamotivuar

Analisti, Enton Abilekaj, thotë se politika shqiptare është politikë krizash.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava teksa bën një skaner të zhvillimeve aktuale, thotë se ndërsa zgjedhjet vendore janë afër, opozita ende nuk duket e aftë për të përballuar atë proces dhe për të dhënë një sinjal të qartë përmes tyre.

Abilekaj: Ka një krizë politike që është përmanente në Shqipëri. Politika shqiptare është politikë krizash. Gjithmonë ka një luftë mes mazhorancës dhe opozitës, sidomos tani shohim se kemi një sulm ndaj Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës, kemi një sulm ndaj Sali Berishës. Dhe kemi një opozitë që në vetëvete e ka të vështirë të përgjigjet, të organizohet dhe të bashkohet. Nuk na jep bindjen se është e aftë të përballojë një fushatë dhe një proces zgjedhor që të paktën të ndryshojë diçka të rëndësishme dhe të japë një mesazh të fortë në zgjedhjet lokale. Jo se nuk jemi mësuar me përplasjet mes partive por sepse opozita është në një pikë të dobët, është në vitin e nëntë të dobët të saj.

Rikthimi i Berishës dhe Metës në krye të dy partive kryesore të opozitës ka rritur besimin te mbështetësit e tyre por jo elektorati i gjerë.

Një nga arsyet sipas Abilekaj është dhe konsumimi i tyre si figura politike.

Abilekaj: Ka diçka më shumë shpresa te mbështetësit e tyre për një opozitë më të fortë, sigurisht që ka një forcë më të madhe se ajo e mëparshmja. Por nuk ka precizionin që pritej dhe nuk është shndërruar në alternativë. Fakti që këta (Berisha dhe Meta) kanë një të kaluar të diskutueshme e ndihmon shumë Edi Ramën që të tashmën e tij dhe të shkuarën e afërt të tij ta justifikojë me të shkuarën e tyre. Nëse do kishim lider të rinj në krye të partive ky problem nuk do ishte, sot Rama do të ishte në një pozitë shumë herë më të vështirë. Po kështu opozita nuk po tregon atë aftësi vendimmarrëse dhe zbatuese të vendimeve që premtoi se do të ndryshonte. Na u tha që do kemi një protestën në shtator dhe ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, na tha PD se do kemi primarë për kandidatët dhe sot thonë se nuk janë gati se nuk kemi ende reformë territoriale.

U tha se do gjendet një rrugë për bashkimin e grupit parlamentar të PD dhe sot kemi jo dy por tre grupe parlamentare të PD në parlament. Opozita jo vetëm nuk është organizuar në asnjë nga drejtimet, nuk është bashkuar. Edhe protestat mes Partisë së Lirisë dhe PD u tha se do bëheshin të përbashkëta, nuk janë bërë. U bë një protestë modeste e Partisë së Lirisë, shfryu tolummbacen e një opozite të fortë që u pa në 7 korrik. Opozita sot është në krizën e identitetit, e riformimit të saj, krizë që lind edhe sepse lidërët janë të konsumuar, të pamotivuar, politikanë që kanë provuar gjithçka dhe tani kanë zënë llogoren e opozitës.

Nga ana tjetër te mazhoranca, Abilekaj thotë se në nivel absolut Rama nuk pëlqehet, por në nivel relativ a është më i pëlqyeshëm se opozita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular