BallinaKryesorePaketa antikrizë e qeverisë/Orjola Pampuri: I japin më shumë zë prezantimit e...

Paketa antikrizë e qeverisë/Orjola Pampuri: I japin më shumë zë prezantimit e propagandës, se sa vlera që në të vërtetë kanë nismat që ndërmarrin!

Nga Orjola Pampuri
I japin më shumë zë prezantimit e propagandës, se sa vlera që në të vërtetë kanë nismat që ndërmarrin!
Paketa antikrizë e miratuar nga qeveria, mund të konsiderohet thjesht një detyrë e përmbushur në letër, por aspak në shërbim të halleve e nevojave të qytetarëve.
Gjithashtu dhe premtimi se do rritet në masën 34 mijë lekë paga minimale pra 2 mijë më shumë nga sa u shtua pak muaj më parë që përkon me një rritje prej 6% nuk mbulon rritjen me 30-40-50% të çmimeve të produkteve të shportës që është evidentuar nga fillimi i këtij viti.
Pensionistët as nuk mund të mendohet që me rritjen prej 9,5 %, të pensioneve mund të përmbushin nevojat bazë, për ushqime, kujdes shëndetësor, medikamente, duke qënë që shëndetësia nuk është falas, dhe disa nga medikamentet e listës së barnave të rimbursueshme për shkak të mungesës së sigurisë mundohen t’i blejnë.
Familjet që i përkasin shtresës së mesme e kanë thuajse të pamundur e nuk u del asnjë llogari për të përballuar këtë periudhë të vështirë. Pasi kemi çmimet e Europës, por pagat më të ulëta në Ballkan.
Mendoni një familje me fëmijë, që detyrimisht duhet të përdorë aksesorët për ngrohje në dimër, do të ushqehet, do përdorë makinën për punë, si mundet ta përballojë? Thuajse e pamundur me pagat që merr, por dhe tallëse me rritjen e pagave që prezanton kryeministri.
Kjo duke u nisur edhe nga fakti se grupi i produkteve tё “shportёs ushqimore” janё rritur me afёrsisht 40-50% pёrgjatё muajve tё fundit. Dhe duke ditur se shpenzimet pёr ushqime dhe veshmbathje pёr familjet shqiptare zёnё mesatarisht 60% tё shpenzimeve totale nga tё ardhurat mujore.
Po ashtu qeveria do tё indeksojë dhe pagesёn e aftёsisё sё kufizuara qё sёrisht ёshtё e pajustifikuar kjo masё pёr tё pёrballuar barrёn e rritjes sё cmimeve tё konsumit kryesisht. Duke mos përmendur këtu dhe nevojën që ata kanë për të marrë shërbime në ndihmë të paaftësisë së tyre, si terapi, fizioterapi, të cilat kurrë nuk u diskutuan të përfshihen në një paketë mbështetëse rimbursimi.
Familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, e kanë të pamundur të mbijetojnë me pagesë që qeveria u jep në fund të muajit.
Pra, jemi përballë dy realiteteve: 1. Iluzioneve që na paraqesin ministret me rradhë, duke prezantuar paketa, suksese dhe arritje.
2. E vërteta; qytetarët, mes tyre pensionistë, profesionistë, të papunë, mjekë, studentë, të rinj, etj, të cilët nxjerrin zbuluar propagandën boshe të qeverisë.
📌E pra kjo pasiguri e ky perceptim publik dёshmohet edhe nё raportet dhe studimet nga vendet perёndimore, ku sipas njё studimi tё publikuar ditёt e fundit nё revistёn e mirёnjohur monitor.al, rreth 79% e shqiptarёve duan tё largohen nga vendi pёr shkak tё nivelit tё ulёt tё pagave.
📌Kjo është arsyeja përse dynden gomonet për në Angli, e ky realitet të kthen 30 vjet prapa.
📌Një qeveri e korruptuar nuk mund të mendojë për qytetarët. Në një vend ku prevalon krimi e korrupsioni, ” hallet e qytetarëve struken”, e zëri i tyre bëhet gjithnjë e më i pafuqishëm përballë të fortëve, që mbajnë në këmbë qeverinë.
May be an image of 1 person and sitting
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular