BallinaAktualitetVIDEO/Në Britani për punë sezonale, avokati Naim Hasani shpjegon se çfarë duhet...

VIDEO/Në Britani për punë sezonale, avokati Naim Hasani shpjegon se çfarë duhet të bëni për të përfituar: Mund të ketë lehtësime për vizat

Me ardhjen në krye të qeverisë britanike të kryeministres Liz Truss, duket se rruga e shqiptarëve do të lehtësohet.

Qeveria britanike ka propozuar  krijimin e një oferte për punë sezonale për shtetas nga vende të huaj, duke krijuar një mundësi të mirë për të gjithë ata që duan të punojnë në Angli.

Për të folur për këtë në emisionin “Zona Zero” në Top News, me moderator Thimi Samarxhiu, ishte i ftuar avokati Naim Hasani, i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Britaninë e Madhe.

Avokati Hasani shpjegoi se për të përfituar nga kjo ofertë, shqiptarët do duhet që fillimisht të gjejnë një punë në Britaninë e Madhe dhe më pas të aplikojnë për të punuar aty. Ai shtoi se në këtë mënyrë do ketë dhe lehtësime për marrjen e vizës.

“Pa dyshim nëse ky plan i kryeministres Liz Truss do marrë jetë do të jetë një zhvillim, pasi me daljen e Britanisë nga BE-ja plani ka qenë për zvogëlimin e numrit të emigrantëve.

Duket se kjo gjë do ndryshojë me qeverinë e re. Po shkruhet një histori e re për Partinë Konservatore. Ky do jete lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që do mund të aplikojnë në sektorin e punësimit sezonal, për shembull  në bujqësi, dhe do hiqet ai zakoni i keq për hyrjen ilegale me gomone.

0.1% e fuqisë punëtore të huaj në Britani e përbëjnë punëtorët sezonalë. Duke qenë se ekonomia po bie dhe plani i qeverisë për të stimuluar rritjen edhe me fuqi punëtore, sepse kërkesa për punë është e jashtëzakonshme. Oferta për punë sezonale mund të jetë për një periudhë 6-mujorëshe. Do punosh në një vend që je i caktuar, por hapja mund të jetë një zgjidhje për t’iu përgjigjur kërkesës për fuqi punëtore.

Nëse një qytetar shqiptar ka punuar 6 muaj, më pas përsëri për 6 muaj të tjerë të aplikojë për një tjetër punë sezonale.

Qeveria do të bëjë një lëshime shpresoj. Që të aplikosh duhet të gjesh vendin e punës. Ka portale dhe njoftime të afishuara kudo, por ka dhe kompani në Shqipëri që kërkojnë dhe japin njoftime. Qeveria po bën zgjerimin e profesioneve më të nevojshme në Britani, si për shembull, ndërtimi, punëtorë në ferma, etj.

Duhet të presim datën 23 nëntor, për të parë më qartë masat e propozuara nga kryeministrja Truss. Nëse sot është sezoni i vjeljes së mollëve, punëtorët duhet të jenë sa më shpejt, dhe kjo do bëjë që të lehtësohet procesi i marrjes së vizave. Pagesat në bujqësi nuk janë të leverdishme për britanikët, por për shqiptarët janë shumë të mira, në krahasim me çfarë marrin në Shqipëri.”- deklaroi avokati.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular