BallinaAktualitet“Lëreni SPAK të bëjë punën e tij”- Yuri Kim: E vëmë me...

“Lëreni SPAK të bëjë punën e tij”- Yuri Kim: E vëmë me bast që nuk e mendonit se Saimir Tahiri do të shkonte në burg! Ideja se drejtësia është selektive…

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur mbrëmjen e sotme për rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Europian kanë qenë mbështetëse të reformës së gjyqësorit në Shqipëri që të përmbushë kushtet për integrimin në BE.

Ajo deklaroi se mund të vërë bastë që shumica e njerëzve nuk e mendonin që Samir Tahiri mund të shkonte në burg pasi kishin krijuar idenë që personat e fuqishëm nuk dalin para drejtësisë.

“E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…”, u shpreh Yuri Kim.

Pjesë nga intervsita

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me SPAK, Znj. Ambasadore?

Ne, siç e dini…

Ju keni qenë mbështetës të mëdhenj të SPAK…

Shtetet e Bashkuara bashkë me Bashkimin Europian kanë qenë mbështetëse të fortë të reformës së gjyqësorit në Shqipëri sepse duhet që Shqipëria të përmbushë kushtet për të hyrë në BE. SPAK ka qenë përbërës qendror i reformës së gjyqësorit. Ofrojmë këshilla teknike, ofrjomë mbështetje të tjera, mendoj ndonjëherë ndihmojmë për të blerë pajisje zyre si kompjutera e gjëra si këto. Por kryesisht, përpiqemi të sigurojmëë që ata të kenë mbështetjen që iu duhet nga miq si Shtetet e Bashkuara për të bërë punën e tyre. Detyra e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe vijmë tek një reformë drejtësie nga shumë vite ku njerëzit ndjenin se sistemi i drejtësisë nuk iu shërbente atyre. Pra, tani kanë kaluar gjashtë vjet nga miratimi i ligjeve për reformën në drejtësi…

Dhe puna e vërtetë filloi…

Njerëzit ndjejnë shumë, shumë padurim. Duan rezultate më shpejt dhe duan rezultate më të mëdha. Mendoj që ajo që po fillojmë të shohim është…

Është normale, apo jo, sepse pritshmëritë nga reforma në drejtësi kanë qenë shumë të larta…

Po.

Dhe njerëzit presin të shohin tani diçka konkrete.

Po. Dhe unë jam me njerëzit. Mendoj se reforma në drejtësi duhet të japë rezultate. Mendoj edhe që reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultate. Dhe, nëse do isha qytetare shqiptare, edhe unë do kisha padurim. Por këtu, mendoj, do ndaj me ju disa fakte…

Shumë mirë, po

Gjithnjë mendoj se ka rëndësi të kesh fakte në vend të thjesht thashethemeve apo spekulimeve ose përshtypjeve.

Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t’ia dalë?

Absolutisht.

Jeni e sigurt?

Po!

Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.

Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?

Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.

Okay, deri tani, po të jap disa…

Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj

Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person apo ent në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.

Po.

Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë million euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…

Të ngrira përkohësisht apo…

Jo, po flas për…

…përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…

Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.

Cili rast?

Nuk e kam emrin e rastit por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.

Po ndihmoni ju për këtë?

Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

Drejtësi selektive. Ju mund

Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurtë se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…

…më të fortë…

…të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…

Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…

…duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara reformës në drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçantë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje…

Po.

Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?

Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.

Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg. Asnjëherë.

Ka qenë një, mendoj, në 2014.

Kush?

Spiro Ksera.

Oh, vërtet?  Dakord. Por është shumë e rrallë.

Po.

Dhe mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetarë shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara.

Por ka pasur një rast, për shembull, të cilin e kanë ndjekur të gjithë, siç është çështja e inceneratorëve. Dhe njerëzit thonë, nuk garantoj për faktet, por çdo ditë, në çdo studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumenta, dhe ne ende nuk kemi diçka konkrete.

Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.

Po punon në atë drejtim?

Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular