BallinaAktualitet“30 vite protestë dhe asgjë e re”/Edmond Stojku: Popullata pret mirëqenie, duhen...

“30 vite protestë dhe asgjë e re”/Edmond Stojku: Popullata pret mirëqenie, duhen shembur “idhujt e rremë”, ne jemi në aleancë me qytetarët

Ish-deputeti Edmond Stojku, i ftuar në studion e Fax News foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Stojku tha se në 30 vite protestë, asgjë e re nuk është prodhuar në Shqipëri pasi qytetarët sipas tij nuk po heqin dorë nga figurat e vjetra politike dhe se mungon fryma evropiane.

“Të reja ka pafund, unë doja të thoja një lajm surpizë, Bora u pajtua me Donaldin. Në këtë rast i referohem gjithë situatës, të gjithë fenomeneve adekuate për të cilat nuk reagojmë. Realisht kemi 30 vite protesta, në asnjë rast nuk kanë prodhuar asgjë të re, në fund farë kanë qenë dinozaurët e vjetër politikë që janë shtruar në një tavolinë, kanë gjetur zgjidhjet racionale për veten dhe grupimet që përfaqësojnë, zgjidhje momenti të cilat kanë qenë gjithmonë të gabuara. Unë e kam deklaruar gjithmonë, motoja e partisë tonë, e një lëvizje të re, moderne, kemi në fokus aleancën me qytetarët. Që kur kam themeluar partinë e kam thënë këtë”-deklaroi ish-deputeti.

I pyetur se si do e vazhdojë karrierën e tij politike, Stojku u shpreh se aleanca e tij e vetme është me qytetarët, pasi në një vend ku s’ka mirëqenie politika është e dështuar.

“Partitë e vogla janë emërtuar gjithmonë si këpusha të partive të mëdha, por unë deklaroj me të madhe, që ne jemi në aleancë me qytetarët por këtu kemi një diskomfort, pasi minimalisht qytetarët duhet të jenë me veten, ata duhet të shembin idhujt e rremë që kanë. Duhet të kenë në krah individë që prodhojnë politikën e ditës, që punojnë për mirëqenien e tyre. Në fund fare, nëse ne nuk do mundim të japim dot ekonomi, politika e secilit krah është e dështuar. Popullata pret që të jetojë më mirë, mirëqenie! Unë deri tani s’kam dëgjuar ndonjëherë që protestat të kenë programe të qarta, përveç se ajo e studentëve”-përfundoi Stojku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular