BallinaKryesoreKurban 2/Beteja erionistëve, për të marrë Bashkinë dhe PS-në

Kurban 2/Beteja erionistëve, për të marrë Bashkinë dhe PS-në

Nga Basir Çollaku
Erion Veliajn në ambicien e tij të babëzitur për pushtet të pakufizuar, ka sekëlldisur ndjeshëm Edi Ramën, por nuk e duan më as socialistët, të cilët janë lodhur me të dhe punën e tij. Sondazhet e papublikuara rrëfejnë kthjelltësisht bezdisjen, mospëlqimin, ftohjen mes palëve. Beteja e brendshme mes të majtëve, është e ashpër, pavarësisht mjeshtërisë së propogandës së kontrolluar nga qeveri-bashkia, për të mos hyrë në thellësinë e errët të kësaj krize. Dhjamosja financiare ekstreme, nga korrupsioni, paraja e pastruar, lidhjet me botën e krimit dhe Mafias, ka sjellë përplasjen e pashmangshme. Erionistët sekt i buruar nga “Mjaft” dhe “G99” dikur, janë trimëruar dhe kurriz kthyer ndaj Ramës, pasi kanë konsumuar një pjesë të madhe të pushtetit, duke e privatizuar masivisht në plotësim interesash. Njëra palë do të duhet të pranojë rezultatin e përballjes, humbjen, dështimin, duke hapur rrugë fituesve. Mjeti duelit është dhuna e parasë, mbështetësve gri me kahje nga e zeza. Loja ka nisur për të qëndruar në makinën që po vjen, e zbritur nga ajo që po ikën. Gara e ardhshme elektorale me opozitën nuk do e fashisë, as fshehë këtë luftë të re politike në PS, ku luhet raundi thelbësor, por do ta shfaqë më konkretisht. Veliaj është duke sulmuar Ramën, brenda dhe jashtë partisë, brenda dhe jashtë qeverisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të qenë ai kandidati socialist për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Sajmir Tahiri, ishte i ndëshkuari i parë si rivali më i fortë në parti për Erion Veliajn. Ish-ministrin e brendshëm, socialistët e Tiranës dhe jo vetëm, e mbështesnin, pranonin, votonin, shumë herë më tepër se kryebashkiakun e sotëm të kryeqytetit. Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku nën rrogoz, ishin aleatët e rinj kundër Veliajt. Përplasja acarohej gjithnjë e më shumë, derisa kurban u bë Ahmetaj, akzuat ndaj të cilit ishin dhe për “shtijen” e dosjes së inceneratorëve, dosje në të cilën Erion Veliaj, ka rol kryesor, dosje e cila nëse SPAK ka këllqe e pavarësi e bën Veliajn të pandehur. Zënka mes Ahmetajt dhe Veliajt në orët e fundit gati fizike, përfshiu dhe Engjëll Agaçin, fati i të cilit është shenjestër e ekspozuar dhe rrezikuar, për nga magazina e punëve të dyshimta në pronësi të tij. Veliaj arriti të nxjerrë nga qelia Alqi Bllakon, një nga njerezit e skuadrës së tij të burgosur per inceratorët ku edhe vetë është kryemëkatar. Ervin Bushati ka pohuar ditët e fundit se Veliaj nuk duhet të jetë më kryebashkiak në Tiranë, sepse e përdor këtë mundësi si trampolinë për kryeministër, në vend të tij duhen emra të rinj. Ish-kreu i PS së Tiranës, u nxor nga parlamenti nga Veliaj, me ndihmën e ndërtuesve klientë të tij, për të bërë me mandat deputetin Fatmir Xhafa, të cilin Rama e internoi në fund të listave të partisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke dashur ta heqë nga kurrizi politik. Veliaj kishte marrë Dition Baboçin, dhëndërrin e Fatmir Xhafës në krye të urbanistikës së bashkisë dhe lejet e ndërtimit nuk ishin më anonime por regjinë e grupit të formatuar. Nga ana tjetër Fatmir Xhafa ndonëse i larguar si ministër dhe kontrollues i të quajturës Reformë në Drejtësi, ruajti peshën në trupat e vettingut të të dy shkallëve, duke përdorur prokurorë e gjyqtarë sipas interesave të erionistëve. Belinda Balluku nuk është sheqeri mbështetës për Veliajn por piperi pa hedhur ende në plagët e tij, duke pritur momentin e dobishëm për të përfituar. Rama deri më tani ka mbetur me minsitra të cilët janë me një këmbë nga ai dhe hera herës flirtojnë me Veliajn. Por kryeminstri Rama ka fuqinë e mjaftueshme të pushtetit ende në Parti, për të asgjësuar Veliajn. Duke dashur të forcohet financiarisht dhe me aletaë biznese gri, të zeza në tre vitet e fundit kryebashkaiku i Tiranës ka dhënë 4. 4 milionë metër katror ndërtimi. Ndërtues me para të pajustifikuara, janë pellgu ku janë pastruar miliarda euro këto tre vite në Tiranë. Ndrangheta është një nga instrumentët e lojës më investimet e fundit, më shumë afër bashkiakut se kryepartiakut. Amnistia fiskale dhe pasaporta e Artë, janë nevojë urgjente e Ramës për injektim parash, por njëherësh zbatime kontratash me Bandat aksionere të pushtetit të fituar. Gjobëvënia ndaj ndërtuesve afër Veliaj gjithashtu një akt sulmi publik ndaj vartësit. Duke ndjerë këtë kanosje në projektin e tij, shembësi i Teatrit Kombëtar, Veliaj, vrapoi në USA ku sponsori i të dyve, atë e bir Soros, hapën një derë takimesh, në Kongres e Senat, natyrisht me pagesë të pahetuar, për të trysnuar Ramën. Kjo edhe për të mbyllur punët e tjera nëpër duar. Më tej u shërbye si trembje për Ramën. Megjithë 9 vite pushtet G99-istët dhe mjaftistët e djeshëm të futur kudo në administratë, drejtësi, biznes, kanë frikë se Rama mund ti shërbejë erionistët si lëndë e parë në Kurbanin 2…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular