BallinaKryesore"Po nëse nuk e kam babin ministër"/ Aleksia Peleshi "përplaset" me ndjekësen:...

“Po nëse nuk e kam babin ministër”/ Aleksia Peleshi “përplaset” me ndjekësen: Nuk di të nxjerr një 5 mijë leksh…

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka replikuar ashpër me një ndjekëse në Instagram, e cila vuri në dyshim faktin që 23-vjeçarja ka gjetur punë.

Teksa Aleksia tregoi se një herë kishte gjetur punës përmes internetit, një nga ndjekësit i komentoi duke i thënë se kjo ishte gjë e pabesueshme.

“Ti vajza e ministrit, paske gjetur punë në internet. Këtë nuk e beson as një bebe kopshti,”- thoshte ndjekësi.

Mirëpo, Aleksia i ka kthyer përgjigje, duke thënë se ajo nuk ecën me shpresën se gjithë jetën do varet nga babai i saj, por kërkon të jetë e pavarur.

“Me logjikën që paske ti, bebe kopështi qenke. Unë e kam thënë shumë herë, por po e them prap. Unë nuk eci me kulturën e prapambetur, babai i suksesshëm-fëmijë i suksesshëm. Suksesi i prindit nuk është suksesi i fëmijëve. Nepotizmi nuk ekziston në kulturën e familjes sime. Në momentin që fëmija nuk ka eksperienca pune, nuk ka aftësi, nuk ka vullnet, nuk di të nxjerri një 5 mijë leksh vetë jo vajza e ministrtit po vajza e presidentit të Amerikës të jetë nuk ecën dot përpara në jetë. Asgjë që të vjen gati nuk të vjen për mirë. Sepse e zëmë që qënka kështu që thua ti që e kam babin në pozitë dhe nuk kam nevojë të punoj, po kur mos ta kem më babin ministër ku do përplasem unë nëse gjithë këto vite parazitoj,”- shprehet Aleksia Peleshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular