BallinaKryesore"Je kokrra e komunistit"/ "Plas" keq mes Alibeajt dhe Majkos tek "Ligjet"

“Je kokrra e komunistit”/ “Plas” keq mes Alibeajt dhe Majkos tek “Ligjet”

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, teksa protagonistë kanë qenë deputeti socialist Pandeli Majko dhe ai demokrat Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kërkoi që dosjet e sigurimit të shtetit të jenë të hapura për këdo që kërkon të dhëna në bazë të ligjit për informim, por kjo pikë u kundërshtua ashpër nga Majko, i cili e cilësoi këtë një pretendim të ulët për t’u fshehur më pas argumentit se PS nuk do hapjet e dosjeve.

Ai e cilësoi Alibeajn si adoleshent që kërkon të luajë me fatin e viktimave që janë përndjekur si spiunë në kohën e komunizmit. Nga ana tjetër, Alibeaj i ktheu përgjigje duke e quajtur “kokrra e komunistit”.

Enkelejd Alibeaj: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë bibliografinë e dokumenteve të shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991 të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për informimin. Unë gjykoj që këtu e ka vendin. Nëse e miratojmë për teknikë legjislative mund ta çojmë ku të doni ju.

Pandeli Majko: Ajo që ne ndahemi këtu është se ne jemi për hapjen e dosjeve sipas të gjitha propozimeve. Ne themi duhet të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjes si marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes së tij. Ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ajo që po kërkon edhe relatorja dhe ato që tha kryetarja e komisionit të ligjeve është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti tani do që të na vësh ne në pozitë ë vështirë që të thuash maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë.

Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist. E kanë mbajtur ca të tjerë. Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Ka pasur sigurim shteti në 29 nëntor? E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh këto janë budallëqe. Të na thoni ne se ju nuk doni të hapni këto, nuk ka kuptim më. Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe me mirëkuptimin e tyre. Ka në dosje detaje që edhe vetë viktima nuk është i interesuar. Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë duhet ta thoni ju. Na vjen këtu diskuton si adoleshent.

Enkelejd Alibeaj: Je kokrra e komunistit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular