BallinaAktualitetKosova nderon Dr.Ylber Vatën, Prizreni e shpall “Qytetar Nderi” me votë unanime

Kosova nderon Dr.Ylber Vatën, Prizreni e shpall “Qytetar Nderi” me votë unanime

Në të përditshmen tonë, në çdo profesion, synimi është të bëjmë më të mirën, pa e patur qëllim në vetvete se çfarë vlerësimi mund të marrim. Në fushat e ndryshme të ushtrimit të veprimtarisë, janë një kategori që veçse si profesion, iu duhet të kenë brenda vetes dhe humanizmin kur përballen me qytetarët. Janë mjekët që çdo ditë tek ta “trokasin”njerëzit të cilëve iu duhet jo vetëm të iu shërbesh me devotshmëri, por dhe të jesh sa më komunikues me pacientët dhe familjarët e tyre për të iu shpjeguar në mënyrë sistematike që sa herë ata ta kërkojnë të iu japin informacion për gjendjen shëndetësore të tyre. Por, ka situata të cilat mjekët duhet të tregojnë më të mirën e tyre duke u ndeshur me fluksin e kërkesave.
Një prej bluzave të bardha me një karrierë mbresëlënëse në sistemin e mjekësisë që gëzon maksimalisht respektin jo vetëm të atyre që iu ka shërbyer, por të çdo kujt që e ka njohur apo ka dëgjuar për humanizmin e tij, sot është vlerësuar në qytetin ngjitur ku ka lindur është rritur dhe ka shërbyer me dashuri, në trojet shqiptare, që sot është një shtet më vete dhe më i riu.
Ai quhet Dr.Ylber Vata dhe me propozim të Këshilltarit më të vjetër komunal Haziz Hodaj, Asambleja Komunale e Prizrenit e ka vlerësuar me titullin “qytetar Nderi” duke marrë votën unanime të këshilltarëve. Marrja e lajmit e ka emocionuar. E ndesha këtë gjë teksa e urova në telefon, sepse doktori nuk është se e priste, pasi siç e njohin të gjithë nuk është prerja e kategorisë së personave që koleksionojnë çertifikata të ndryshme vlerësimesh fal lobimesh, qokash, apo dhe pagesash deri në nivelet më të larta që shohin rëndom çdo ditë në salla të ndryshme në kryeqytetin shqiptar deri në Presidencë.
Rëndom ndoshta motivacionet shënohen në disa vlerësime kur nuk vijnë si të merituara, por në këtë rast fjalët mund të ishin të shumta. Ajo çfarë Dr.Ylber Vata ka dhënë për komunitetin është detyrim për t’u vlerësuar. Lajmi është vetëm për vlerësimin e marrë, sepse ende Komuna e Prizrenit nuk ka kryer ceremoninë e rastit, madje nuk dimë as motivacionin, por kur bëhet fjalë për Ylber Vatën, gjithçka është e kuptueshme. Ky vlerësim nga Prizreni, e rrjedhimisht mirënjohje nga Kosova, duhet të jetë për profesionalizimin dhe humanizmin e doktorit duke e kthyer në një hero të vërtet në kohën e konfliktit në Kosovë. Ishte viti 1998, kur Kukësi ishte porta hyrëse dhe u kthye në shtëpi e shqiptarëve të Kosovës dhe në spitali rajonal iu ofrohej shërbim 24 orë. Puna e bluzave të bardha ka qenë e jashtëzakonshme!. Edhe në profesionin e gazetarit po të pyesësh çdo qytetar për raportet me doktor Ylber Vatën të thonë fjalët më të mira për profesionalizimin e tij. Dr. Vata njihet si një person shumë komunikues jo vetëm si mjek, por sepse ai ka tendencën t’i gjendet çdokujt që ka nevojë. Vetëm urime dhe bekime dëgjon nga të gjithë ata që kanë kaluar përmes bisturisë, duarve të arta të doktorit. Ndaj edhe ne e urojmë Dr.Ylber Vatën për këtë vlerësim mëse të merituar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular