Nga Merita Bakiu
Jam e gëzuar sot që munda me votën që më është besuar nga qytetarët e Krujës, të jap kontributin tim në votimin e ligjit për hapjen e plotë të DOSJEVE. Ky është një moment historik jo vetëm në jetën time politike, por edhe personale. Im atë i ndjerë Gëzim Ballla, nga kudo që më sheh nga qielli, jam e bindur se gëzon sot me engjëjt që unë bija e tij pata fatin të votoj ligjin për hapjen e DOSJEVE.
VOTA ime ishte pro :
Në nder e mirënjohje për gjyshim tim Shaqir Balla, për të ndjerët Muharrem Xhixha, Hava Kupi, Sami Kupi dhe shumë të tjerë të rrethit tim familjar.
Në nder e mirënjohje të familjeve Merlika, Kupi, Vogli, Hoxha dhe shumë familjeve të tjera të persekutuara në Krujë, Thumanë e Malësi.
Kjo është një fitore morale e Shqipërisë.
Ky ligj është nisma e grupit parlamentar te Partise Demokratike.Kjo eshte prova se jemi në anën e duhur të historisë dhe se e ardhmja e saj nuk mund të jetë ndryshe veçse europiane.