BallinaKryesoreNga aktrimi te golfi, bukuroshja e re e “Marvel” tregon ndryshimet: Ja...

Nga aktrimi te golfi, bukuroshja e re e “Marvel” tregon ndryshimet: Ja cila është më e vështira

Në shkurtin e 2023, aktorja e njohur, Ketrin Njuton, do të jetë pjesë e “Marvel” në filmin “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”.

Aktorja e cila është dhe një lojtare golfi, ka treguar diferencën midis këtij sporti dhe aktrimi.

Bukuroshja 25-vjeçare është shprehur në një intervistë për CNN se aktrimi është shumë herë më i lehtë se golfi.

“Nuk para e them këtë sepse kam respekt për kolegët e mi të aktrimit. Shoh shumë gjëra të përbashkëta për sa i përket anës mentale, por mendoj se golfi është shumë herë më i vështirë dhe se duhet të jesh mjaftë i zoti për ta luajtur, si asnjë sport tjetër. Jam e mahnitur nga profesionistët dhe mendoj se nuk do t’i ndahem aktrimit”, u shpreh Njuton.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular