BallinaKryesoreVIDEO/ “Kjo ka qenë ëndrra ime”, gazetari shpërthen në lot pas intervistës...

VIDEO/ “Kjo ka qenë ëndrra ime”, gazetari shpërthen në lot pas intervistës me Mesin! Shikoni reagimin e yllit të PSG-së

Një moment emocionues ka ndodhur mes sulmuesit të PSG-së Lionel Mesi dhe një gazetari argjentinas Pablo Giralt. Gazetari i televizionit “DIRECTIV” ka shpërthyer në lot pas intervistës me Mesin

Ai u shpreh që sapo ishte përmbushur ëndrra e tij më e madhe, që të intervistonte dhe të qëndronte ballë për ballë me yllin argjentinas.

“Ëndrra e jetës sime është të flisja përballë me Mesin. E kam dashur dhe admiruar gjithmonë, jam shumë me fat që sot ndodhem këtu. Për mua është shumë e rëndësishme që e kam arritur dhe kjo falë bujarisë së Leos dhe babait të tij”, është shprehur gazetari.

Ajo që bie në sy është afrimiteti që ka treguar kapiteni i kombëtares së Argjentinës Veprimet e tij nxjerrin në pah zemërgjerësinë dhe se çfarë futbollisti dhe njeriu i madh është Lionel Mesi.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular