Mbrëmjen e kaluar mazhoranca dhe grupi i Enkelejd Alibeajt bashkuan votat për të miratuar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
Pr/ligji u miratua me 94 vota pro, por ajo që bie në sy është abstenimi i dy deputetëve të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço, ndërsa deputetet e Sali Berishes nuk ishin te pranishem
Deputetët e PD që votuan pro ligjit
- Gazment Bardhi,
- Bledjon Nallbati
- Agron Gjekmarkaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Emila Koliqi
- Mesila Doda
- Saimir Korreshi
- Nusret Avdulla
- Kreshnik Çollaku
- Eralda Bano
- Seladin Jakupllari
- Andia Ulliri
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Jorida Tabaku
- Lefter Gështenja
- Arbi Agalliu
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Orjola Pampuri
- Enkelejd Alibeaj
- Dhurata Tyli Çupi
- Dashnor Sula
1-Damian Gjiknuri abstenim
2-Nasip Naço abstenim
Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.