BallinaAktualitetZbulohen 500 mijë euro në një autobus në portin e Durrësit që...

Zbulohen 500 mijë euro në një autobus në portin e Durrësit që vinte nga…

Një sasi e madhe valute është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë të premte.

Bëhet fjalë për qindra mijëra euro të gjetura në një autobus, të fshehura në tavan, në impiantin e kondicionerit, raporton News24.

Kontrollet në port u bënë në autobusin që vinte me traget nga Bari i Italisë.

Mësohet se paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri gjatë kontrollit, teksa operacioni është në vijim dhe po ashtu edhe numërimi i sasisë së valutës.

Deri më tani dyshohet për një sasi rreth 500 mijë €, por nuk dihet ende shuma e saktë.

Ndërkohë që bëhet me dije se është ndaluar shoferi i autobusit. Operacioni është kryer nga Policia dhe Dogana e Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular