Në shkurtin e 2023, aktorja e njohur, Ketrin Njuton, do të jetë pjesë e “Marvel” në filmin “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”.
Aktorja e cila është dhe një lojtare golfi, ka treguar diferencën midis këtij sporti dhe aktrimi.
Bukuroshja 25-vjeçare është shprehur në një intervistë për CNN se aktrimi është shumë herë më i lehtë se golfi.
“Nuk para e them këtë sepse kam respekt për kolegët e mi të aktrimit. Shoh shumë gjëra të përbashkëta për sa i përket anës mentale, por mendoj se golfi është shumë herë më i vështirë dhe se duhet të jesh mjaftë i zoti për ta luajtur, si asnjë sport tjetër. Jam e mahnitur nga profesionistët dhe mendoj se nuk do t’i ndahem aktrimit”, u shpreh Njuton.
PANORAMASPORT.AL