Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salinjit. Gjykata e Apelit ka caktuar se seanca e radhës do mbahet më 19 dhjetor.
“Ne vijim te komunikimit, ju informojme se seanca e rradhes u caktua me date 19.12.2022 ora 13:00”, thuhet ne njoftimin e gjykates.
Kujtojmë se avokati i te pandehurit Jetmir Olldashi kishte depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, per arsye se: Nga data 08.11.2022 deri ne date 12.11.2022, ndodhet jashte vendit, per nje udhetim familjar shume te rendesishem te planifikuar shume kohe me pare.
Seanca gjyqësore e Salianjit u diskutua sot dhe në Parlament, ku kryeministri ia kujtoi si “ditë të vështirë”.
Edi Rama: Rri aty se ke ditë të vështirë sot. Te mirëkuptojmë..
Ervin Salianji: Ta thash dhe ta them s’të pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua.