BallinaSport“Një tjetër ëndërr e realizuar”, shikoni kush do të vendosë drejtësi në...

“Një tjetër ëndërr e realizuar”, shikoni kush do të vendosë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali

Dueli special i të mërkurës, mes Shqipërisë dhe Italisë, do të gjykohet nga Genc Nuza. Lajmi është bërë publik nga vetë shqiptari i Kosovës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, ku interesi për të ndjekur nga afër këtë takim do të jetë i madh. Nuza e ka cilësuar si një tjetër ëndërr të realizuar për sa i përket karrierës së tij. Asistentë të tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët përfaqësojnë FFK-në. Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja

Postimi i Genc Nuzës:

Të nderuar miq,

Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.

Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.

Na priftë e mbara.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular