BallinaAktualitet“Sado e fortë të jem…”/ Humbi djalin e vetëm, Flutura Akça flet...

“Sado e fortë të jem…”/ Humbi djalin e vetëm, Flutura Akça flet për përjetimet: E vetmja thyerje që ka ndodhur në jetën time

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Akça tregoi për përjetimet e saj pas humbjes së djalit të vetëm katër vite më parë.

Tashmë e gjithë historia e ngjarjes së vështirë ndodhet e ‘pllakosur’ në një libër të titulluar “Biri”.

Ajo tregoi se e ka menduar nëse do ta transmetojë këtë histori tek publiku, e cila do të tregonte anën tjetër të medaljes. Jo atë të gruas së fortë, por të një nëne, e cila ka humbur djalin e saj.

“Se di e vetmja është thyerja që ka ndodhur në jetën time dhe më është dashur të ndalem të mendoj nëse duhet ta ndaj me lexuesin atë që që është brenda dhe nëse duhet ta them atë që ka ndodhur në prapaskenë a jam vërtetë ajo gruaja e fortë që sheh lexuesi e publiku, apo jam një njeri i dobët i kësaj bote. Libri “Biri” që kam botuar në vitin 2020 tregon se sado e fortë të jem në fund të fundit në substancë jam nënë”, u shpreh shkrimtarja e prekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular