BallinaAktualitetPAMJE të rënda/ Makina merr përpara 22 policë, i riu po drejtonte...

PAMJE të rënda/ Makina merr përpara 22 policë, i riu po drejtonte makinën në kah të kundërt

Një i ri, i cili ishte duke drejtuar makinën në kah të kundërt të trafikut përplasi 22 oficerë policie rekrutë të cilët ishin jashtë për një stërvitje në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në qytetin e Whittier, Kaliforni.

Makina përfundoi duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi 22-vjeçar.

“Në total janë lënduar 23 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles në një postim në Twitter.

Shoferi, i cili ndodhet në spital, iu nënshtrua analizave të frymëmarrjes, por u konstatua se nuk ishte nën efektin e alkoolit.

PAMJE të rënda/ Makina merr përpara 22 policë, i riu po

PAMJE të rënda/ Makina merr përpara 22 policë, i riu po

PAMJE të rënda/ Makina merr përpara 22 policë, i riu po

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular