BallinaSportLideri i Tiranës mbulohet me ar nga Arabia, gati shitja në merkaton...

Lideri i Tiranës mbulohet me ar nga Arabia, gati shitja në merkaton e janarit

Redon Xhixha është ari i Tiranës. Janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit

Gjithsesi, mësohet se për lojtarin ka ardhur një ofertë e madhe nga një skuadër nga Gjiri Persik

Arabët kërkojnë një sulmues që shënon gola dhe fjalët janë që skuadra mund të paguajë shuma të mëdha që shkojnë deri 1 milion dollarë.

Redon Xhixha është lojtari që tani po shkëlqen te Tirana. Dhjetë gola në 12 ndeshje, por një ritëm të jashtëzakonshë

Përtej çdo bllokimi të mëparshëm, i sivjetshmi për Redon Xhixhën është sezoni më i mirë i tij.

Shkëlqen kudo. Mjafton të kujtojmë se ka shënuar dy tripleta, me Laçin dhe Teutën dhe një dopietë me Partizanin.

Gola të rëndë dhe çdokush do ta kishte zili. Fakt është që te Tirana u transformua Redon Xhixha në dy sezone, ku në të parin shënoi 14 gola dhe në të dytin pa u mbushur faza e parë ai ka tundur rrjetën 10 herë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular